Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Rikthehet Superliga e Kosovës – dy duele të zjarrta në xhiron e 32-të

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 09:10
Rikthehet Superliga e Kosovës – dy duele të zjarrta në xhiron e 32-të

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) me xhiron e 32-të, ku sipas planprogramit do të luhen dy ndeshje.

Kampioni aktual, Drita, do të luajë në udhëtim ndaj Prishtinës së Re, në një duel ku synon të mbajë distancën me Ballkanin në garën për kreun e tabelës.

Prishtina e Re, nga ana tjetër, vjen në këtë ndeshje pas tri përballjeve radhazi pa fitore dhe do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv në luftën për mbijetesë në elitë.

Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave, të zhvilluar në Gjilan, Drita kishte triumfuar me rezultat të pastër 3-0.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Prishtina do të përballet me Malishevën në një duel që pritet të jetë tejet interesant.

Të dy skuadrat kanë objektiv kualifikimin në garat evropiane sezonin e ardhshëm, andaj përballja pritet të zhvillohet me intensitet të lartë, duke marrë parasysh edhe gjendjen në tabelë.

Malisheva aktualisht mban pozitën e tretë me 49 pikë, katër më shumë se Prishtina që renditet e katërta.

Një fitore e Prishtinës do t’i mbante fuqishëm në garë për objektivat evropiane, ndërsa një rezultat pozitiv për Malishevën do të konfirmonte formën e mirë që po kalon skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli.

Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave, Malisheva kishte triumfuar me rezultat 3-0.

Ndeshja Prishtina e Re – Drita zhvillohet në ora 14:00, ndërsa Prishtina – Malisheva në ora 16:00.

Më shumë nga Sport

  • 21:55A po i bën Reali lojtarët më të dobët? Flet ish-lojtari i “Los Blancos”, jep kritika të mëdha
  • 21:21Nis epoka Xavi te Holanda, mban stërvitjen e parë me “Tulipanët”
  • 21:20“Kam luftuar deri në sekondën e fundit”, Krasniqi reagon pas largimit të tij nga Vëllaznimi
  • 16:42Fitoi Kupën e Botës, De La Fuente shpërblehet me kontratë të re nga Spanja
  • 15:57Keq për Shqipërinë, lëndohet Qazim Laçi dhe humb ndeshjet e UEFA Nations League