Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

PSG fton në prova dy futbollistët e Prishtinës

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 20:42
PSG fton në prova dy futbollistët e Prishtinës

Klubi kampion i Evropës, Paris Saint-Germain, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zbulimit të talenteve të reja, duke ftuar zyrtarisht dy futbollistët e FC Prishtinës, Lorik Mehmeti dhe Rin Ahmeti, për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësimi në Akademinë e PSG-së.

Programi do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026 në kampusin e klubit francez në Poissy, ku dy futbollistët e rinj do të kenë mundësinë të stërviten në një ambient të nivelit të lartë dhe të prezantojnë aftësitë e tyre përpara stafit profesional të akademisë së një prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Ftesa nga PSG-ja vjen gjithashtu si rezultat i bashkëpunimit dhe marrëdhënieve profesionale që FC Prishtina ka ndërtuar me klubet e njohura evropiane.

Ky bashkëpunim dëshmon besimin e krijuar mes dy institucioneve dhe hap rrugë të reja për promovimin e talenteve kosovare në skenën ndërkombëtare.

Me këtë hap, FC Prishtina vazhdon të dëshmojë angazhimin e saj në zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe krijimin e mundësive që ata të matin veten me standardet më të larta të futbollit evropian.

PSG

Më shumë nga Sport

  • 07:40Kosova dhe Irlanda, aktivitetet zyrtare një ditë para ndeshjes
  • 23:14Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani
  • 22:29Juventusi gati të rikthejë ish-portierin e tyre pas lëndimit të Grabaras
  • 22:18Reijnders flet hapur rreth transferimit të tij në Arabinë Saudite
  • 20:23Gordon: Gerrard është idhulli im, ndërsa ky është lojtari që më ka befasuar më së shumti te Barcelona