Prishtina është bërë lider i Superligës me dhjetë pikë, pasi mposhti 1:3 Malishevën.
Drenica e ndali Dukagjinin, pasi ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 1:1. Kështu, Dukagjini i Ismet Munishit e humb pozitën e parë, por ka aq pikë sa vendi i parë (10).
Gjilani rikthehet te fitorja, pasi mposhti Ferizajin me shifrat minimale 0:1, duke shkuar kështu në kuotën e shtatë pikëve.
