Trajneri i Republikës Demokratike të Kongos, Sébastien Desabre, ka përjetuar një moment të rëndë emocional pas humbjes ndaj Anglisë në Kampionatin Botëror, pasi gjatë konferencës për shtyp u njoftua publikisht për vdekjen e babait të tij.
Kongo u mposht me rezultat 2:1 nga Anglia, me Harry Kane që shënoi të dy golat, duke e kualifikuar ekipin anglez në fazën e 1/16 së finales, ku do të përballet me Meksikën.
Megjithatë, pas ndeshjes vëmendja u zhvendos nga rezultati te një ngjarje tragjike personale. Në fund të konferencës për shtyp, zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kongos ndërhyri për të bërë njoftimin e papritur.
