Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Prapaskenat e kontratës së Sylvinhos pas kualifikimit në Play off-in e Botërorit, ja cili është bonusi i brazilianit

GD
Gazeta Demos1 dhjetor 2025 në 20:40
Prapaskenat e kontratës së Sylvinhos pas kualifikimit në Play off-in e Botërorit, ja cili është bonusi i brazilianit

Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë për në finalet e Europianit të 2024-s, për trajnerin Sylvinho, ishte hera e pare, që këtë post, provonte të arrinte në në një fazë të tillë të një turneu kaq të madh.

Megjithatë rinovimi me të për edicionin e ri, që ishin eliminatoret e Botërorit nuk rezultuan edhe aq automatike, pra pa bisedime, ashtu si normalisht parashikojnë kontrata të tilla për arritje objektivash.

Gjithësesi gjërat u zgjidhën edhe pse përpara objektivi ishte një tjetër malore, shumë më e fortë se ajo e kualifikimit në europian, kualifikimi në fazën finale të një kampionati Botëror, me një grup ku ndodhej gjithashtu Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.

Sot Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës, u renditëm të dytët, pas Anglisë duke i dhënë të gjithëve një shans tjetër, sfidën e play-off-it për të qenë pjesë e 48 skuadrave më të mira të Botës pjesëmarrëse në Botërorin e 2026-s në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Tifozët, por në të vërtetë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve, u bën krenarë, me fitoren ndaj Serbisë, me arritjen në vendin e dytë dhe me shansin dhe shpresën që kemi ende për të qenë aty ku nuk kemi qenë kurrë. Por arritjet, ashtu si edhe disfatat i ndajnë kreditet. Kështu edhe Sylvinho me këtë arritje, i dha ekipit kuqezi dhe të gjithë neve mundëasinë që të vazhdojmë të ëndërrojm Botërorin, por i dha edhe vetes kredite, nga ato profesionale, padyshim edhe financiare.

Kontrata e rinovuar në verën e vitit 2024 përfundon në fundin e muajit dhjetor, por objektivi i tij për të qenë ende në krye të pankinës kuqezi është kualifikimi në Botëror, jo thjeshtë vendi i dytë.

Top Channel, mëson se Sylvinho ka përfituar një bonus për t’u paguar edhe 3 muaj të tjerë, si trajner i Shqipërisë, pra deri në muajin mars, kur më 26 dhe 30 janë dy ndeshjet e play-off-it, ato që vendosin përfundimisht fatin tonë të Botërorit, por i sigurojnë gjithashtu brazilianit edhe një edicion tjetër automatikisht, përndryshe, janë negociatat që do të zgjidhin të ardhmen e tij, me apo pa kuqezinjtë

Shqiperia

Më shumë nga Sport

  • 20:32Flick flet për transferet e mundshme te Barcelona
  • 20:08Mbi 5 milionë euro, kjo është kontrata që Mirlind Daku e nënshkroi me Spartakun e Moskës
  • 22:26Portieri shqiptar zhgënjen në dy ndeshjet e para në Superligën e Zvicrës
  • 19:30Vrioni debuton me dy gola në Bundesliga të Austrisë
  • 18:12Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës