Në ceremoninë e varrimit të Diogo Jotas, dhe vëllait të tij, kanë marrë pjesë shumë yje të futbollit – të Liverpoolit e kombëtares së Portugalisë – por edhe shumë të tjerë.
Mirëpo, Portugalia është tronditur me mungesën e kapitenit të saj, Cristiano Ronaldos, që nuk ka udhëtuar në Portugali për të marrë pjesë në këtë ceremoni mortore.
Ende nuk dihen zyrtarisht arsyet e mungesës, mirëpo nga Portugalia po shqetësohen me raportimet nga Spanja.
Sipas gazetës “Ultima Hora” nga Mallorca përmes “Daily Mail”, thuhet se Cristiano Ronaldo është parë në pushime në ishull, me jahtin e tij 5.5 milion paundësh.
“Cristiano Ronaldo ka zgjedhur sërish Mallorcan si destinacion për të shijuar pushimet verore”, shkruan “Daily Mail”.
Ronaldo është një vizitor i rregullt i Mallorcas gjatë verës, ku zakonisht relaksohet me familjen në vila luksoze ose në jahtin e tij personal. Këtë vit, megjithatë, praninë e tij në ishull e ka shoqëruar një ndjeshmëri e shtuar për shkak të mungesës së tij në funeralin e bashkëkombësit të tij, Diogo Jota.