Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Fitorja e parë, Maran: Nuk mund të kishte fillim më të mbarë

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 23:31
Fitorja e parë, Maran: Nuk mund të kishte fillim më të mbarë

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shfaq i lumtur për fitoren e parë në stolin kuqezi. Pas suksesit 2-0 ndaj Bjellorusisë, tekniku italian u shpreh për Tv Klan se nuk mund të kishte fillim më të mbarë.Ai deklaroi se është i lumtur për paraqitjen e treguar nga skuadra, ndërsa shtoi se ekipi mund të kishte shënuar më shumë.

“Nuk mund të kishte një fillim më të mbarë. Jam i lumtur për mënyrën si performuan lojtarët. Ia dolën të tregojnë në fushë atë që kemi bërë në stërvitje. Shpresoj t’i kemi bërë të lumtur tifozët në stadium.Seferi apo Uzuni në të djathtë? Të dy mund ta interpretojnë ndeshjen. Në fillim duhet të ruanim hapësirat dhe futëm Seferin. Kur u hapën hapësirat në pjesën e dytë, ishte momenti për Uzunin. Është për shkak karakteristikash.

E dinim që do të ishte e vështirë. Kemi pasur 20 gjuajtje në portë dhe është statistikë e mirë. Kishim pak vështirësi në fillim për të gjetur hapësira, por me kalimin e kohës ia dolëm të gjejmë veten dhe të tregonim ato që kishim përgatitur.Lojtari i ndeshjes? Mendoj që duhet vlerësuar shpirti i skuadrës dhe sakrifica për njëri-tjetrin. Këtë mendoj se e bënë mirë lojtarët.

Muçi është një lojtar i rëndësishëm dhe këtë e tregoi. Nuk më pëlqen që të kemi vetëm një lojtar si pikë reference. Dua të jemi si ekip.Dua t’i bëj komplimente skuadrës, mund të kishim shënuar më shumë. Jam i lumtur për Hysajn për asistin, por edhe për Muçin që shënoi”, deklaroi Maran

fillimkishtemaran

Të ngjashme

Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran zgjedh dy debutues kundër Bjellorusisë

Katër lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë, Maran zgjedh dy debutues kundër Bjellorusisë

16:21

Më shumë nga Sport

  • 23:33Spanja rikthen epërsinë ndaj Anglisë
  • 23:13Gjimshiti: Ka për t’u përmirësuar, është vetëm fillimi i trajnerit Maran
  • 22:44Shqipëria e nis mbarë misionin në Ligën e Kombeve!
  • 21:49Shqipëria po fiton me epërsi të dyfishtë ndaj Bjellorusisë, pas pjesës së parë
  • 21:35Për tre minuta, dy gola, Anglia i kthehet fuqishëm Spanjës