Kryetrajneri i skuadrës së Shkëndijës, Artim Pollozhani, nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Edinburghit për shkak të një vonese në procedurat për pajisjen me vizë për hyrje në Mbretërinë e Bashkuar
Si pasojë, Pollozhani mungoi në konferencën zyrtare për shtyp dhe në seancën stërvitore të zhvilluar në prag të përballjes së Shkëndijës me Hibernianin. Në vend të tij, para mediave dhe në drejtimin e stërvitjes ishte ndihmëstrajneri Kushtrim Voka, i shoqëruar nga pjesa tjetër e stafit teknik.
