Policia angleze është në gatishmëri të lartë përpara përballjes së së dielës mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt në “Anfield”, teksa ekzistojnë frikëra se autobusi i skuadrës mysafire mund të jetë cak i tifozëve vendas.
Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë tepër të tensionuar, veçanërisht pasi Manchester City do të luajë ndeshjen e parë që prej vendimit lidhur me 115 akuzat ndaj klubit.
Frika për sigurinë nuk është e pabazë. Në vitin 2018, para një tjetër përballjeje në “Anfield”, autobusi i Manchester Cityt u sulmua nga tifozë të Liverpoolit, të cilët hodhën tulla dhe shishe në drejtim të tij.




