Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës.Malisheva është në avantazh ndaj Gjilanit me rezultat 2 me 0
Xhemajl Ibishi dhe Dreni Kryeziu kanë realizuar golat në këtë takim, duke i dhënë epërsinë skuadrës së drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli.Në Podujevë, Llapi është poashtu në epërsi ndaj Prishtinës së Re 1 me 0, me Arbnor Ramadanin që shënoi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Në takimin tjetër, nuk ka gola në përballjen mes Prishtinës dhe Dritës, atje ku rezultati vazhdon të jetë 0 me 0.
