Paul Pogba pritet të bëhet sërish lojtar i lirë, pasi raportimet e fundit bëjnë me dije se AS Monaco ka vendosur të ndërpresë kontratën me mesfushorin francez, pas një tjetër dëmtimi.Ish-ylli i Juventusit iu bashkua Monacos me shpresën për të rikthyer vazhdimësinë në karrierën e tij, por problemet fizike duket se kanë ndikuar sërish në planet e tij.
Në këtë pikë, mbetet e paqartë nëse Pogba do të kërkojë të vazhdojë karrierën e tij profesionale apo do të vendosë t’i japë fund futbollit të luajtur.Në moshën 33-vjeçare, francezi përballet me një tjetër moment të vështirë në karrierë, ndërsa e ardhmja e tij pritet të sqarohet në javët në vijim.
Pogba, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Juventus dhe Manchester United, ka qenë vazhdimisht i penguar nga dëmtimet dhe problemet fizike gjatë viteve të fundit.
