Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka arritur një prej sukseseve më të mëdha të karrierës së tij, duke u shpallur Kampion i Globit pas fitores me nokaut ndaj norvegjezit Thomas Narmo në “O2 Arena” të Londrës.
Hysa e mbylli duelin në raundin e dytë, duke i shkaktuar humbjen e parë kundërshtarit të tij, i cili hynte në këtë përballje si boksier i pamposhtur
Pas triumfit, Hysa reagoi me një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një natë që nuk do ta harrojë kurrë.
“Mbrëmë në një O2 Arena të mbushur me shqiptarë, realizuam një ëndërr të madhe. U shpalla Kampion i Globit, duke fituar me KO në raundin e dytë ndaj një kundërshtari të pamposhtur. Por kjo fitore nuk është vetëm e imja. Kjo është e të gjithë shqiptarëve që ishin aty, që më mbështetën dhe që e bënë atmosferën magjike. Nga zemra, faleminderit. Ne sapo kemi filluar,” shkroi Hysa.