Jo shumë kohë më parë, rrjeti u mbush me pikëpyetje. Ku është Drita Stublla? A janë ndarë ajo dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani?
Shkas për këto thashetheme u bë një “detaj” që në epokën digjitale konsiderohet alarmant: zhdukja e papritur e partneres së futbollistit nga rrjetet sociale. Mungesa e postimeve dhe deaktivizimi i llogarive bëri që shumëkush të aludonte se çifti i njohur i kishte dhënë fund romancës së tyre.
Por, realiteti është krejt ndryshe dhe përgjigja vjen nga Italia, plot shkëlqim dhe elegancë.
Së fundmi, Amir Rrahmani ka qenë protagonist absolut në “Gran Galà del Calcio”, mbrëmjen prestigjioze të futbollit italian, ku mbrojtësi ynë u vlerësua duke u përfshirë në formacionin e vitit pas sezonit fantastik ku u shpall kampion me Napolin.
