Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Pas shkarkimit të Lages, Mourinho e pranon se po e merr drejtimin e gjigantit portugez: Nuk mund t’i them jo

GD
Gazeta Demos18 shtator 2025 në 07:49
Pas shkarkimit të Lages, Mourinho e pranon se po e merr drejtimin e gjigantit portugez: Nuk mund t’i them jo

Ish-trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka mbërritur në Portugali, ku për herë të parë ka folur hapur për mundësinë e marrjes së drejtimit të Benficës, pas shkarkimit të Bruno Lage.

62-vjeçari u prit nga një numër i madh gazetarësh në aeroportin e Cascais në Tires, rreth 30 kilometra nga Lisbona, ku edhe zbuloi se tashmë është kontaktuar nga klubi portugez.

“Para se të hipja në aeroplan, më pyetën nëse do të isha i interesuar për punën te Benfica. Thashë po, ishte e mundur. Klubi më pyeti zyrtarisht dhe u përgjigja se sapo të kthehesha në Portugali, do të takohem me kënaqësi me drejtuesit”, deklaroi Mourinho.

Trajneri portugez theksoi se nuk ka pasur asnjë dilemë për të pranuar një rikthim te klubi ku nisi rrugëtimin si trajner profesionist.

“Kur më ofruan mundësinë për të trajnuar Benfikën, nuk mendova dy herë. Jam i interesuar. Respektoj Bruno Lagen dhe i uroj më të mirën. Ai e di që kthimi im në Portugali, edhe pse i paplanifikuar, mund të jetë një hap i natyrshëm, qoftë edhe për ekipin kombëtar. Por nëse bëhet fjalë për Benfikën… më thoni, cili trajner do t’i thoshte jo? Unë sigurisht që jo”, shtoi Mourinho.

Ai u shpreh gjithashtu se dëshira e tij është të rikthehet sa më shpejt në punë, pa qëndruar gjatë pushim.

“E lashë klubin tim të fundit tre apo katër javë më parë dhe nuk kisha ndërmend të qëndroja pushim deri në fund të sezonit, kjo nuk është natyra ime. Doja të isha trajner, por i thashë vetes të ruaja ekuilibrin emocional, të mos pranoja çdo ofertë vetëm pse dua të punoj. Në këtë rast, kur erdhi Benfika, nuk hezitova. Jam i interesuar dhe do ta pranoja me kënaqësi”, përfundoi Mourinho.

futboll

Më shumë nga Sport

  • 12:40FIFA del zyrtarisht në mbrojte të Infantinos
  • 10:07Messi arrin në Argjentinë për funeralin e babait të tij
  • 10:05Detaje të reja nga beteja e gjatë e babait të Messit me sëmundjen, ylli argjentinas kishte menduar të largohej nga Botërori
  • 23:31Presidenti i Trabzonsporit tregon se sa para i ka fituar klubi, pas nënshkrimit me Salah
  • 22:54“Ju nuk mund të më ndalni”, Asllani reagon pas dështimit të transferimit te Leipzigu