Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës

GD
Gazeta Demos2 gusht 2026 në 18:12
Nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm, Preston North anulon miqësoren ndaj Barcelonës

Barcelona nuk do ta zhvillojë ndeshjen e dytë dhe të fundit të turneut përgatitor në Angli, pasi miqësorja e planifikuar ndaj Preston North End është anuluar.

Sipas raportimit të “Cadena SER“, klubi anglez njoftoi Barcelonën se nuk kishte numër të mjaftueshëm futbollistësh në dispozicion për ta zhvilluar takimin. Preston tentoi të gjente një zgjidhje të minutës së fundit, duke propozuar plotësimin e skuadrës me lojtarë të ekipit rezervë dhe zhvillimin e ndeshjes pa praninë e tifozëve

Megjithatë, Barcelona e refuzoi këtë alternativë, duke vlerësuar se kushtet e reja nuk përputheshin me marrëveshjen e arritur fillimisht mes dy klubeve. Si pasojë, Preston North End vendosi ta anulojë përfundimisht sfidën.

Kështu, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e mbyll turneun në Angli me vetëm një ndeshje të zhvilluar. Të premten, katalanasit barazuan 2:2 ndaj Birmingham City në një miqësore interesante, e cila më pas u vendos me penallti. Protagonisti kryesor ishte Hamza Abdelkarim, autor i dy golave që i mundësuan Barcelonës rikthimin në rezultat.

Pas anulimit të ndeshjes me Prestonin, Barcelona do të kthehet në Spanjë më herët se ishte planifikuar për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri.

Fcb

Më shumë nga Sport

  • 16:42Fitoi Kupën e Botës, De La Fuente shpërblehet me kontratë të re nga Spanja
  • 15:57Keq për Shqipërinë, lëndohet Qazim Laçi dhe humb ndeshjet e UEFA Nations League
  • 11:01Xhaka e pranon: Kisha frikë ta merrja vaksinën
  • 20:21Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës
  • 20:01Ndodh në Turqi, sistemi i ujit aktivizohet gjatë aksionit të Besiktasit