Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Neymar i jep fund karrierës me Brazilin pas eliminimit në Kupën e Botës

GD
Gazeta Demos6 korrik 2026 në 08:01
Neymar i jep fund karrierës me Brazilin pas eliminimit në Kupën e Botës

Neymar i ka dhënë fund rrugëtimit të tij me Kombëtaren e Brazilit, duke njoftuar pensionimin nga futbolli ndërkombëtar pas eliminimit të ekipit në Kupën e Botës.

Sulmuesi 34-vjeçar e bëri të ditur vendimin menjëherë pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në fazën e 1/8 së finales, sfidë që rezultoi të ishte edhe paraqitja e tij e fundit me fanellën e “ Seleção ”.

Pas përfundimit të ndeshjes, Neymar nuk i fshehu emocionet teksa konfirmoi se cikli i tij me përfaqësuesen braziliane kishte marrë fund.

“U përpoqa. U përpoqa. Filloi këtu në stadiumin MetLife dhe përfundova këtu. Tani ka mbaruar ”, u shpreh ai.

Edhe pse Brazili nuk arriti të vazhdonte më tej në turne, Neymar e mbylli aventurën e tij ndërkombëtare me një gol, duke shënuar nga penalltia në minutat e fundit të takimit.

Ai largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, me 80 gola të realizuar në 129 ndeshje. Gjatë karrierës së tij me kombëtaren, Neymar mori pjesë në katër edicione të Kupës së Botës dhe në disa kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare, duke u bërë një nga emrat më të spikatur të futbollit brazilian.

Trajneri Carlo Ancelotti e kishte rikthyer në skuadër pas një mungese trevjeçare, duke i besuar një vend në Kupën e katërt të Botës dhe duke i dhënë mundësinë e fundit për të synuar trofeun që i mungonte.

Megjithatë, rrugëtimi i Brazilit u ndërpre nga Norvegjia, e cila siguroi kualifikimin falë dy golave të Erling Haaland.

Me vendimin e Neymarit për t’u tërhequr nga kombëtarja, Brazili mbyll një kapitull të rëndësishëm të historisë së tij, duke i dhënë lamtumirën njërit prej futbollistëve më të mëdhenj që ka veshur fanellën verdheblu.

Më shumë nga Sport

  • 22:39Ra ra Raphinhaaaa! Prapë tre gola
  • 21:38Ballkani “godet” gjyqtarët pas humbjes ndaj Malishevës
  • 21:23Trepça nis sezonin me fitore, triumfon ngushtë në Rahovec
  • 20:53S’ka fitues në “Olimpico”, Roma dhe Interi ndahen në paqe
  • 20:53A ka që e ndal, Salah kompleton “hat-trickun” ndaj Galatasarayt