Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Në telashe të mëdha, Infantino thërret takim urgjent me liderët e FIFA-s

GD
Gazeta Demos4 gusht 2026 në 22:21
Në telashe të mëdha, Infantino thërret takim urgjent me liderët e FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thirrur një takim urgjent me zyrtarët e lartë të organizatës në Marok, në përpjekje për të qetësuar tensionet e krijuara brenda institucionit.

Sipas “The Times”, pakënaqësitë ndaj politikave të Infantinos janë rritur edhe brenda FIFA-s, veçanërisht pas dështimit të planit për krijimin e “FIFA Forward Enterprise”, një strukturë që do të menaxhonte të drejtat komerciale të garave kryesore të FIFA-s dhe do të përfshinte investitorë privatë

Projekti u kundërshtua fuqishëm dhe u tërhoq pas presionit të madh, ndërsa tashmë ka shtuar debatet për mënyrën e drejtimit të organizatës.

Kritika të forta ndaj FIFA-s ka bërë edhe princi jordanez Ali bin al-Hussein, i cili ka akuzuar drejtuesit e organizatës për “shantazh”. Ai pretendon se Federatës së Futbollit të Jordanisë iu la të kuptohej se mbështetja për rizgjedhjen e Infantinos do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Nuk e kemi mbështetur më parë dhe nuk do ta bëjmë as tani. Kjo situatë përbën shantazh dhe ne refuzojmë t’i nënshtrohemi”, ka deklaruar Ali.

Presioni ndaj Infantinos është shtuar edhe pas deklaratave të Arsène Wenger, i cili tha se nuk kishte dijeni për planin e diskutueshëm dhe e cilësoi të nevojshme tërheqjen e tij.

Takimi në Rabat pritet të shërbejë si përpjekje për të rikthyer stabilitetin në FIFA, në një periudhë kur drejtimi i Infantinos po përballet me kritika të shumta.

fifa-sinfantinotakim

Të ngjashme

Abdixhiku, Osmani e Haziri mbërrijnë në Kuvend për takim me Kurtin

Abdixhiku, Osmani e Haziri mbërrijnë në Kuvend për takim me Kurtin

16:12
Haxhiu: Me LDK do të ketë një takim shumë shpejtë, shpresoj që këtyre takimeve t'i bashkohen edhe partitë tjera

Haxhiu: Me LDK do të ketë një takim shumë shpejtë, shpresoj që këtyre takimeve t'i bashkohen edhe partitë tjera

10:12
LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim

LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim

13:27

Më shumë nga Sport

  • 21:37Mediat turke: Legjenda Roberto Carlos është konvertuar në mysliman
  • 21:26Humbi ndjenjat për të dytën herë, Musiala bën një postim rreth gjendjes së tij
  • 20:50Musiala bie përsëri në tokë, Bayerni në ankth për yllin gjerman
  • 20:50Flick pas transferimit të Rodrit: Kemi transferuar numrin 6 më të mirë në botë
  • 19:59Muriqi starton nga minuta e parë ndaj Lyonit, dalin formacionet