Komentatori Haldun Domaç ka hedhur dritë mbi një prapaskenë interesante, duke zbuluar se sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ishte shumë pranë që të përfaqësonte kombëtaren turke në të kaluarën.
Në një koment të tij për “A Spor”, Domaç tregoi se gjatë periudhës kur në krye të përfaqësueses ishte trajneri legjendar Fatih Terim, kishte përpjekje konkrete për ta bindur Muriqin të vishte fanellën e Turqisë.
“Muriqi kishte dëshirë të madhe të luante për kombëtaren tonë. Shumica e dokumentacionit u përfundua, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të disa detajeve të fundit”, deklaroi Domaç
