Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ndeshja me Kosovën, ylli slloven: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

GD
Gazeta Demos25 mars 2026 në 12:57
Ndeshja me Kosovën, ylli slloven: Sllovakia të ketë kujdes, ata janë shumë të fortë

Kosova do të luajë të enjten në udhëtim ndaj Sllovakisë në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Para kësaj ndeshje në një intervistë për mediat sllovake, për Kosovën ka folur sulmuesi slloven Andraz Sporar.

Sporar e njeh mirë Kosovën pasi me ‘Dardanët’ u përball në muajin nëntor në ndeshjen e zhvilluar në Lubjanë.

32-vjeçari e vlerësoi mjaft shumë Kosovën, duke e përshkruar si një skuadër shumë kompakte dhe me lojtarë tejet cilësorë.

“E mbaj mend shumë mirë ndeshjen në Lubjanë sepse ishte e rëndësishme për të dyja ekipet. Në fund, ata shkuan në ‘play-off’ dhe ne jo. Është shumë e vështirë të luash kundër tyre sepse ata kanë shumë emocione dhe gjithashtu kanë cilësi të shkëlqyer në sulm”.

“Përveç kësaj, ata patën mbështetje të madhe nga tifozët e tyre në Lubjanë, gjë që më habiti”, tha fillimisht Sporar.

“Më dukej sikur tre të katërtat e stadiumit ishin të përbërë nga tifozë të Kosovës. Ishte e vështirë të luaja kundër tyre sepse janë gjithashtu shumë kompaktë, kanë lojtarë në sulm që luajnë për klube cilësore evropiane dhe në përgjithësi janë padyshim një ekip i mirë, por sigurisht që nuk do të thoja se është e pamundur të fitosh kundër tyre”.

“E pranoj që nuk kam një pasqyrë shumë të mirë të historisë së futbollit të Kosovës, por ata kanë shumë lojtarë cilësorë, edhe pse janë një vend shumë i vogël. Megjithatë, ata dinë të jenë shumë krenarë dhe të luajnë me emocione të mëdha”.

“Është një vend ballkanik, kështu që ata kanë një inteligjencë futbollistike të rrënjosur në to dhe siç thashë, ata i kushtojnë shumë emocion dhe ‘krenari kombëtare’”.

“ Rezultati i kombinimit të të gjithave që kam përmendur është pozicioni i tyre aktual në Evropë”, përfundoi ai.

SLLOVAKI

Më shumë nga Sport

  • 10:43Hallgrimsson vlerëson kombëtaren e Kosovës: Është një ekip jashtëzakonisht i mirë dhe i zhvilluar
  • 10:08Federata irlandeze këshillon tifozët: Prishtina qytet përgjithësisht i sigurt, kujdes me flamujt
  • 07:40Kosova dhe Irlanda, aktivitetet zyrtare një ditë para ndeshjes
  • 23:14Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani
  • 22:29Juventusi gati të rikthejë ish-portierin e tyre pas lëndimit të Grabaras