Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, nën patronatin e Kryeqytetit të Prishtinës dhe në organizim të Prishtina Tournament, qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër një spektakël unik sportiv që bashkon yjet e futbollit, artistët, personalitetet publike dhe figurat e njohura të vendit.
Në qendër të këtij eventi do të jetë përballja mes dy kapitenëve të mbrëmjes, Milot Rashicës dhe Fisnik Asllanit, të cilët do të udhëheqin ekipet e tyre në një ndeshje festive në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”.
Pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe shumë emra të njohur nga sporti, muzika, media dhe jeta publike që do prezantohen në ditë në vijim.
