Futbolli shqiptar dhe klubi i Partizanit sot janë në zi pas ndarjes nga jeta të Kristaq Eksarkos, një prej ikonave të futbollit shqiptar të viteve ’80.
Ish-futbollisti ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, duke u ndarë nga jeta në banesën e tij, në moshën 66-vjeçare.
Kristaq Eksarko ka lënë gjurmë të thella në historinë e Partizanit, ku kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm. Me fanellën e të kuqve ai ka fituar dy tituj kampion dhe një Kupë Republike, duke qenë një nga figurat kyçe të asaj periudhe të suksesshme për klubin.
