Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Mund ta shtyhet ndeshja Brazil – Marok, tregohet arsyeja!

GD
Gazeta Demos13 qershor 2026 në 14:40
Mund ta shtyhet ndeshja Brazil – Marok, tregohet arsyeja!

Pak orë para nisjes së ndeshjes së shumëpritur mes Brazilit dhe Marokos në kuadër të Grupit 3 të Kupës së Botës 2026, organizatorët po përballen me një shqetësim shtesë që vjen nga kushtet atmosferike.

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë zonën e New Jersey-t, aty ku ndodhet stadiumi që do të mirëpresë përballjen e parë të dy kombëtareve në këtë edicion të Botërorit. Mediat braziliane raportojnë se moti i paqëndrueshëm mund të ndikojë në zhvillimin normal të ndeshjes, duke rikthyer në vëmendje një nga sfidat më të diskutuara të organizimit të turneut në Shtetet e Bashkuara.

Sipas rregulloreve të sigurisë që zbatohen në SHBA për aktivitetet sportive në ambiente të hapura, çdo rrezik nga rrufetë trajtohet me masa të rrepta. Nëse detektohet aktivitet elektrik brenda një rrezeje prej 12.8 kilometrash nga stadiumi, arbitrat dhe organizatorët janë të detyruar të ndërpresin menjëherë ndeshjen.

Në një situatë të tillë, futbollistët duhet të largohen nga fusha, ndërsa tifozët udhëzohen të strehohen në zonat e sigurta të stadiumit. Më pas nis një periudhë e detyrueshme pritjeje prej 30 minutash. Çdo goditje e re rrufeje në afërsi të impiantit e rinis këtë afat nga fillimi, gjë që mund të shkaktojë vonesa të konsiderueshme.

Vetëm pasi kushtet të konsiderohen të sigurta, tifozët lejohen të rikthehen në vendet e tyre, ndërsa skuadrat zhvillojnë një ngrohje të shkurtër përpara rifillimit të lojës.

Takimi do të luhet në stadiumin e njohur MetLife Stadium, i cili gjatë Kupës së Botës 2026 përdor emërtimin zyrtar “New York New Jersey Stadium”. Organizatorët po monitorojnë vazhdimisht situatën meteorologjike, ndërsa mbetet të shihet nëse kushtet e motit do të ndikojnë në zhvillimin e sfidës mes Brazilit dhe Marokut.

KUPA E BOTES

Më shumë nga Sport

  • 22:59Presidenti i La Ligas reagon pas sulmeve të Realit ndaj gjyqtarëve në derbin e Madridit
  • 21:55A po i bën Reali lojtarët më të dobët? Flet ish-lojtari i “Los Blancos”, jep kritika të mëdha
  • 21:21Nis epoka Xavi te Holanda, mban stërvitjen e parë me “Tulipanët”
  • 21:20“Kam luftuar deri në sekondën e fundit”, Krasniqi reagon pas largimit të tij nga Vëllaznimi
  • 16:42Fitoi Kupën e Botës, De La Fuente shpërblehet me kontratë të re nga Spanja