Trajneri i Benficas, Jose Mourinho, ka shtyrë edhe një herë bisedimet për të ardhmen e tij, mes spekulimeve të shumta se ai mund të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit.
Mourinho pranoi të premten, para ndeshjes së fundit të sezonit të Benficas kundër Estoril, se ende nuk i ishte përgjigjur ofertës për rinovim të kontratës nga “Shqiponjat”.
Portugezi ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij në “Estadio da Luz”, ndërsa presidenti Rui Costa thuhet se po kërkon ta zgjasë marrëveshjen. Megjithatë, Mourinho i tha Diario AS se nuk e kishte parë ende ofertën e vendosur në tryezë.
“Po, të mërkurën mora një ofertë për rinovim të kontratës nga Benfica. Oferta iu dorëzua agjentit tim, por unë nuk desha ta shihja, të informohesha për të apo ta analizoja. Këtë do ta bëj vetëm duke nisur nga e diela, do të thosha të dielën”, deklaroi Mourinho.
Ndërkohë, të enjten në mbrëmje, ylli Kylian Mbappe e vuri publikisht në dyshim trajnerin Alvaro Arbeloa. Ky i fundit tha se Mbappe i kishte “keqkuptuar” komentet e tij, duke shtuar se pretendimet e francezit nuk ishin të vërteta.
