Tomas Araujo, mbrojtësi 24-vjeçar i Benficas, po monitorohet nga Real Madridi si një opsion potencial për përforcimin e repartit defensiv në afatet e ardhshme kalimtare. Klubi portugez e ka lojtarin nën kontratë deri në vitin 2031 dhe ka vendosur një çmim prej rreth 40 milionë eurosh për largimin e tij të mundshëm.
Interesimi i Real Madridit është bërë i ditur nga Luca Bargellini, gazetar i TuttomercatoWeb.
Sipas këtij informacioni, Araujo është një prej qendërmbrojtësve që po vëzhgohet nga Real Madridi, megjithëse aktualisht nuk ka ofertë zyrtare apo negociata të hapura mes dy klubeve.
Situata e tij kontraktuale ua kufizon hapësirën klubeve të interesuara. Benfica e zgjati kontratën e qendërmbrojtësit deri në vitin 2031 më 2 shtator, ndaj nuk ka nevojë të marrë në konsideratë oferta nën vlerësimin e saj.

Tomas Araujo vs Vinicius Jr

