Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Mos shpifni, krenaria ime më e madhe është që luaj për Kosovën” - Florent Muslija thyen heshtjen

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 16:58
“Mos shpifni, krenaria ime më e madhe është që luaj për Kosovën” - Florent Muslija thyen heshtjen

Florent Muslija ka reaguar pas raportimeve se ai mund të ishte njëri prej lojtarëve që do të ndiqnin shembullin e Amir Rrahmanit dhe do të bojkotonin Kombëtaren e Kosovës.

Kapiteni Amir Rrahmani ditë më parë njoftoi se nuk do të luajë më për “Dardanët”, duke shprehur pakënaqësi ndaj drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Pas këtij zhvillimi, u raportua se edhe disa futbollistë të tjerë, të udhëhequr nga Edon Zhegrova, mund të merrnin të njëjtin vendim.

Në mesin e emrave të përmendur ishte edhe Florent Muslija, së bashku me Arijanet Muricin, Vedat Muriqin dhe Milot Rashicën.

Megjithatë, mesfushori i Freiburgut, i cili aktualisht është i lënduar, i ka mohuar kategorikisht këto raportime. Muslija ka bërë të ditur se, nëse do të ishte i gatshëm fizikisht, me kënaqësi do t'i bashkohej Kosovës për ndeshjet e shtatorit.

“Faleminderit që më kontaktuat. Më vjen keq që emri im është përfolur për bojkot ose diçka të tillë. Unë jam i lënduar, fatkeqësisht, por sikur të isha shëndoshë e mirë, si gjithmonë me kënaqësi do të vija të luaja për vendin tim. Këto janë shpifje”, ka thënë Muslija për “Gazetën Olle”.

28-vjeçari ka theksuar se për të nuk ka dilema kur bëhet fjalë për përfaqësimin e Kosovës, duke nënvizuar se veshja e fanellës së “Dardanëve” përbën krenarinë e tij më të madhe.

“Unë vij të luaj për vendin tim, për Kosovën, nuk vij të luaj për asnjë person tjetër. Të vesh fanellën e Kombëtares është krenaria ime më e madhe”, ka deklaruar ai.

Muslija gjithashtu ka bërë thirrje për unitet para ndeshjeve të rëndësishme që e presin Kosovën, duke kërkuar që emri i tij të mos përdoret për raportime që, sipas tij, mund të krijojnë përçarje brenda Kombëtares.

“Shpresoj që emri im të mos përdoret kurrë për lajme të tilla përçarëse. Kosova ka nevojë të jetë e bashkuar, se na presin ndeshje shumë të rëndësishme”, ka përfunduar Muslija.

muslijamadheluaj

Më shumë nga Sport

  • 17:51Malisheva e ‘shkatërron’ Llapin në “Zahir Pajaziti”
  • 17:25Ibrahimovici rikthehet në qendrën stërvitore të Milanit, gjashtë muaj pas përplasjes me Allegrin
  • 17:23Përplasjet me tifozët, futbollistët i shkruajnë presidentit për të vendosur paqen
  • 17:01Fabian Ruiz ia ‘shtron rrugën’ vetës për Topin e Artë: Sa i përket trofeve, askush s’ka pasur sezon më të mirë se unë
  • 16:55Mbyllen pjesët e para/ Malisheva po prin ndaj Llapit, pa gola në Suharekë