Kombëtarja e Kosovës është vetëm disa hapa larg një arritjeje historike, kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës 2026. Përveç suksesit sportiv, një pjesëmarrje e tillë do të sillte edhe përfitime të mëdha financiare për Federatën e Futbollit të Kosovës.
Sipas skemës së shpërblimeve të FIFA-s për Botërorin 2026, çdo përfaqësuese që arrin të sigurojë kualifikimin garanton automatikisht të paktën 10.5 milionë dollarë, që përfshijnë rreth 1.5 milionë dollarë për shpenzime organizative dhe 9 milionë dollarë për pjesëmarrje.
