Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Roma shkatërron Fiorentinën 4-0, Malen shpërthen me hat-trick

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 22:45
Roma shkatërron Fiorentinën 4-0, Malen shpërthen me hat-trick

Roma e ka mbyllur në mënyrën më spektakolare xhiron e parë të këtij edicioni në Serie A, duke deklasuar Fiorentinën me rezultatin 4-0 në “Olimpico”.

Ndeshja u zhvillua me të njëjtin rezultat si përballja e sezonit të kaluar mes dy skuadrave në Olimpico, por këtë herë protagonist absolut ishte Donyell Malen.

Sulmuesi holandez shënoi tre golat e parë të Romës, të tre pas asistimeve të Paulo Dybala. Për Malen ishte hat-tricku i parë me fanellën e Romës, në një paraqitje të jashtëzakonshme.

Roma nuk u ndal me kaq. Niccolo Pisilli realizoi golin e katërt, duke kompletuar “pokerin” e verdhekuqve dhe një fitore bindëse në startin e kampionatit.

Me këtë triumf, Roma nis fuqishëm sezonin dhe dërgon një sinjal të qartë për rivalët, ndërsa Fiorentina pëson një goditje të rëndë që në javën e parë.

Në javën e ardhshme, Roma do të udhëtojë në transfertë te Lecce, ndërsa Fiorentina do të kërkojë reagimin në shtëpi ndaj Frosinones.

romamalenfiorentinën

Më shumë nga Sport

  • 22:58Ekspozitë kushtuar Bad Bunny-t, me vepra të 32 artistëve
  • 22:44Aventurë e re për Cristian Shpendin? Një tjetër klub italian kërkon shërbimet e sulmuesit të Kombëtares
  • 22:19Gol me fat nga ish-ylli i Realit, shënon golin e parë në Premierligë me Fulhamin
  • 21:56Balde i hapur për transferimin te Manchester United
  • 21:52Rogers ia bën “sefte” me Chelsean, shënon golin e parë zyrtar