Lionel Messi ka arritur marrëveshje parimore për blerjen e 100 për qind të aksioneve të Eldenses, klub që garon në Segunda Division të Spanjës, raporton Marca.
Sipas raportimeve, kanë mbetur vetëm disa procedura ligjore dhe miratimi nga Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë për finalizimin e marrëveshjes.
Nëse gjithçka përfundon me sukses, kjo nuk do të jetë hera e parë që Messi bëhet pronar i një klubi profesionist në Spanjë pasi që vitin e kaluar bleu skuadrën e Cornella. Pritet që marrëveshja përfundimtare të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.
