Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Mërgim Vojvoda: Në Zvicër presim përkrahje të madhe nga tifozët – qëllimi është për t’i marrë gjashtë pikë

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 15:53
Mërgim Vojvoda: Në Zvicër presim përkrahje të madhe nga tifozët – qëllimi është për t’i marrë gjashtë pikë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për ndeshjet e shtatorit, ndërsa atmosfera në tabor duket të jetë shumë pozitive.

Trupa e trajnerit Franco Foda po stërvitet që nga e hëna në kampin nacional në Hajvali, ndërsa të premten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit kundër Zvicrës në udhëtim, e më pas, të hënën tjetër, do të presë Suedinë në shtëpi.

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda, duke folur për faqen zyrtare të FFK-së, shprehu optimizëm para këtyre dy përballjeve, duke vlerësuar atmosferën në ekip dhe gatishmërinë e bashkëlojtarëve.

“Ne jemi duke u bërë gati për të shkuar për t’i marrë tri pikë. Atmosfera është shumë e mirë, e dimë se na presin dy ndeshje të rëndësishme.”, tha Vojvoda.

Ai pranoi se Zvicra dhe Suedia janë favoritë, por shpreson që Kosova të arrijë të marrë gjashtë pikë në këto dy sfida.

“E dimë se sa është e vështirë të shkojmë e të luajmë në Zvicër, por e dimë se e kemi mundësinë për të pasur shumë përkrahje nga tifozët tanë. Djemtë janë krejt të përgatitur, stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe jemi duke u bërë gati për të shkuar dhe për t’i marrë tri pikë.”, shtoi mbrojtësi.

Vojvoda nuk fshehu ambicien për rezultat maksimal: “Qëllimi është për t’i marrë gjashtë pikë. Natyrisht, dy kundërshtarët tanë janë favoritë, por ndonjëherë nuk i dihet, ndoshta më mirë është kështu, sepse presioni nuk është aq tek ne, por tek ata, si në Zvicër ashtu edhe këtu kundër Suedisë, shpresoj që ashtu do të jetë.”

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes së tifozëve kosovarë: “Në Zvicër do të kemi shumë përkrahje, kështu që shpresoj që ajo do të na ndihmojë.”

Më shumë nga Sport

  • 16:42Fitoi Kupën e Botës, De La Fuente shpërblehet me kontratë të re nga Spanja
  • 15:57Keq për Shqipërinë, lëndohet Qazim Laçi dhe humb ndeshjet e UEFA Nations League
  • 11:01Xhaka e pranon: Kisha frikë ta merrja vaksinën
  • 20:21Juventusi rikthehet te fitorja, Zhegrova protagonist në suksesin ndaj Atalantës
  • 20:01Ndodh në Turqi, sistemi i ujit aktivizohet gjatë aksionit të Besiktasit