Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Mediat turke publikojnë mesazhin e miqësisë: Viti 1999 nuk harrohet para ndeshjes Kosovë-Turqi

GD
Gazeta Demos31 mars 2026 në 16:12
Mediat turke publikojnë mesazhin e miqësisë: Viti 1999 nuk harrohet para ndeshjes Kosovë-Turqi

Mediat sportive turke kanë raportuar se në prag të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë në Prishtinë, është shfaqur një mesazh simbolik miqësie në një kafene të kryeqytetit.

Mediumi AjanSpor, ka treguar sesi në një kafene në Prishtinë janë vendosur së bashku flamujt e Kosovës dhe Turqisë, ndërsa në një baner në gjuhën angleze dhe turke shkruhej:

“Sot jemi rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turk. Në vitin 1999 ju keni paguar – sot nuk keni asnjë borxh”.

Ky mesazh është interpretuar si referencë historike ndaj rolit të Turqisë në Kosovë pas vitit 1999, kur forcat e NATO-s, përfshirë edhe kontingjentin turk, u vendosën në vend dhe kontribuuan në siguri dhe stabilitet.

Në raportim përmendet se ky gjest i kafenesë në Prishtinë synon të theksojë miqësinë dhe lidhjet mes dy popujve, përtej rivalitetit sportiv në fushë.

Megjithatë, media turke thekson edhe se para ndeshjes janë raportuar tensione, pasi pranë hotelit të ekipit turk janë ndezur fishekzjarrë gjatë natës, duke rritur masat e sigurisë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është vendimtare për kualifikimet drejt Kupës së Botës 2026.

Turqia

Më shumë nga Sport

  • 23:13Gjimshiti: Ka për t’u përmirësuar, është vetëm fillimi i trajnerit Maran
  • 22:44Shqipëria e nis mbarë misionin në Ligën e Kombeve!
  • 21:49Shqipëria po fiton me epërsi të dyfishtë ndaj Bjellorusisë, pas pjesës së parë
  • 21:35Për tre minuta, dy gola, Anglia i kthehet fuqishëm Spanjës
  • 21:22Asllani nga penalltia, Shqipëria kalon në epërsi ndaj Bjellorusisë