Pas një përballjeje të ashpër dhe me ritëm të lartë ndaj Bayern Munich, trajneri Luis Enrique u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe me arritjen në një tjetër finale të UEFA Champions League.
“Janë kujtime të bukura. Mund ta mbyllnim ndeshjen me shumë intensitet. Mbrojtja ishte më e mirë se sulmi,” deklaroi ai, duke analizuar performancën e ekipit në një sfidë ku disiplina taktike bëri diferencën.
Enrique vlerësoi veçanërisht karakterin e lojtarëve të tij përballë një kundërshtari të nivelit më të lartë: “Karakteri që treguam ndaj një skuadre si Bayern është shumë pozitiv. Jemi shumë të lumtur që arritëm një finale të dytë radhazi në Champions League.”
