Irani ka pësuar një goditje të madhe pasi njërit prej lojtarëve të tij i ka skaduar viza vetëm disa orë pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës.
Pas një periudhe kaotike përgatitore, me shumë komplikime në aplikimet për viza dhe me një zhvendosje të detyruar në kampin bazë në Tijuana të Meksikës, Irani e nisi fushatën e tij me një barazim 2-2 ndaj Zelandës së Re në stadiumin “SoFi” në Inglewood të Kalifornisë.
Skuadra u kthye menjëherë pas ndeshjes për t’u përgatitur për takimin e radhës, i cili gjithashtu do të zhvillohet në stadiumin “SoFi” kundër Belgjikës më 21 qershor.
Megjithatë, ata janë tronditur pasi një nga yjet e ekipit mësoi se viza e tij kishte skaduar.
Sipas “AFP-së”, duke cituar agjencinë shtetërore të lajmeve “IRNA”, anësori Mehdi Torabi kishte vetëm një vizë me një hyrje të vetme dhe jo vizë me hyrje të shumëfishta.
