Milani do të dëgjojë ofertat për Rafael Leaon gjatë verës dhe, sipas “Sportmediaset”, Manchester Unitedi dërgoi sërish skautë për ta ndjekur portugezin në humbjen 3-2 ndaj Atalantas të dielën.
“Djajtë e Kuq” vazhdojnë ta monitorojnë sulmuesin e Milanit dhe kjo ishte hera e dytë brenda më pak se një muaji që përfaqësuesit e Manchester Unitedit udhëtuan në “San Siro” për ta parë nga afër Leaon.
Herën e parë ata e ndoqën në fund të prillit, në barazimin 0-0 kundër Juventusit, siç raportonte në atë kohë “Tuttosport”.
Leao ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, por sipas disa burimeve italiane, “Rossonerët” janë të gatshëm ta shesin për një shumë shumë më të ulët.
