Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, është publikuar renditja përfundimtare e favoritëve për fitimin e Topit të Artë, duke u bazuar në paraqitjet individuale, ndikimin te skuadrat dhe sukseset e arritura gjatë sezonit.
Në krye të listës është Lamine Yamal, i cili shihet si kandidati kryesor për çmimin më prestigjioz individual në futboll. Talenti spanjoll luajti rol të rëndësishëm në triumfin e Spanjës në Kupën e Botës, ndërsa ndikimi i tij në lojë vlerësohet si vendimtar për ngjitjen në vendin e parë.
Në vendin e dytë është renditur Michael Olise. Francezi zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun dhe ishte asistuesi më i mirë i Botërorit, por eliminimi i Francës në gjysmëfinale ia zbehu shanset për ta marrë kreun.
Podiumi plotësohet nga Harry Kane. Sulmuesi anglez ishte ndër favoritët kryesorë gjatë sezonit, por dështimi i Anglisë në fazën përfundimtare të Kupës së Botës ndikoi negativisht në renditjen e tij.
