Sassuolo synon blerjen e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq, por me çmim më të ulët sesa huazimi për 10 milionë euro që është bërë në afatin kalimtar veror.
Kartonin e portierit Muriq e ka skuadra e Ipswich Townit, që aktualisht bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
26-vjeçari iu bashkua Ipswichit nga Burnley në verën e vitit 2024 për 10 milionë funte. Por, bëri disa gabime që i kushtuan me pikë skuadrës së tij në Premier League, që megjithatë, nuk arriti t’i shpëtojë rënies në kategorinë e dytë, përcjell koha.net.
Muriq e humbi vendin e titullarit, ndërsa pak para nisjes së edicionit të ri, u huazua te Sassuolo në Serie A.
Sassuolo e ka opsionin e blerjes përfundimtare të portierit Muriq, për 10 milionë euro.
Muriq ka qenë në formë të jashtëzakonshme qëkur u transferua në elitën italiane të futbollit, duke ndihmuar që Sassuolo ta zë pozitën e nëntë pas gjashtë ndeshjeve.
