Manchester United vazhdon të jetë i hapur për shitjen e sulmuesit Marcus Rashford, pavarësisht rikthimit të tij në ekipin e parë pas huazimit.
Sipas gazetarit të njohur anglez, Ben Jacobs, sulmuesi 29-vjeçar mund të largohet nga “Old Trafford” që në afatin kalimtar të janarit, nëse në drejtim të klubit arrin një ofertë e konsideruar e pranueshme
Duke folur në podcastin “Market Madness”, Jacobs ka theksuar se riintegrimi i tij në skuadër nuk e përjashton mundësinë e shitjes.
“Edhe Rashfordi mendoj se është në dispozicion për t’u shitur nëse vjen oferta e duhur, pavarësisht se Manchester United e ka paraqitur rikthimin e tij si një riintegrim në skuadër”, deklaroi ai.

