Tërheqja e shortit për Kupën e Botës 2026 do të zhvillohet të premten, më 5 dhjetor, në Kennedy Center në Washington DC, në orën 17:00 GMT (12:00 ora lokale).
Do të jetë Kupa e Botës më e madhe deri tani, me 48 kombëtare që do të marrin pjesë – një rritje e numrit të ekipeve nga 32 sa ka qenë më parë.
Të tre vendet nikoqire kualifikohen automatikisht, ndërsa kombëtaret nga konfederatat e tjera do të kenë ndeshjet e tyre kualifikuese.
Gjithashtu, në ditën e tërheqjes, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të japë FIFA Çmimin për Paqe për herë të parë.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Si funksionon sistemi i kualifikimit të grupeve?
Të 48 skuadrat pjesëmarrëse do të vendosen në “tave” bazuar në renditjen e FIFA-s dhe kufizimet e konfederatave.
Skuadrat do të ndahen në katër tave me nga 12 skuadra secila. Çdo grup do të ketë një skuadër të tërhequr nga secila tavë.
Tava e parë përfshin vendet nikoqire dhe nëntë vendet më të larta në renditjen botërore të FIFA-s.
Tavat dy, tre dhe katër përfshijnë skuadrat e renditura më poshtë – kështu që teorikisht, çdo grup duhet të jetë i balancuar.
Skuadrat që përfaqësojnë vendet nikoqire do t’i caktohen pozicionet:
