Kombëtarja e Kosovës ishte vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në një Kampionat Botëror. Për fatin tonë të keq, “Dardanët” pësuan minimalisht 0:1 në Prishtinë nga Turqia, duke mbetur kësisoj jashtë Botërorit.
Ndërsa, ndeshjet e radhës zyrtare, Kosova i luan në muajin shtator. Më 24 shtator në “Fadil Vokrri”, Kosova do të ndeshet me Irlandën në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga B. Tri ditë më vonë, do të udhëtojë për t’u ndeshur me Austrinë.
