Dardanët vazhdojnë përgatitjet me intensitet maksimal.
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.
Seanca stërvitore u karakterizua me ritëm të lartë dhe përkushtim të madh nga futbollistët, derisa përzgjedhësi Franco Foda punoi kryesisht në aspektin taktik dhe organizimin e lojës.
