Kanë mbetur edhe 24 orë deri në nisjen e Grand Slamit të xhudos në Budapest të Hungarisë, ku Kosova do të përfaqësohet me disa prej xhudistëve të saj më të mirë.
Garat për ekipin kosovar nisin të premten nga ora 10:00, kur në tatami do të zbresin: Fatjona Kasapi, në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe Flaka Loxha, në kategorinë deri në 57 kilogramë
Ndërkohë, të shtunën do të jetë radha e Laura Fazliut, Akil Gjakovës dhe Dardan Cenës.




