Komisioni i Garave ka marrë vendim që ndeshja ndërmjet FC Vushtrrisë dhe FC Ballkanit të regjistrohet me rezultat në tavolinë 0:3.
Kjo ndeshje nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së skuadrës nga Vushtrria, lojtarët e së cilës e bojkotuan ndeshjen si pasojë e mosmarrjes së pagave.
