Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Kimmich kritikon drejtuesit e Bayernit: Klubi nuk është më i rëndësishëm se një qenie njerëzore

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2026 në 16:42
Kimmich kritikon drejtuesit e Bayernit: Klubi nuk është më i rëndësishëm se një qenie njerëzore

Joshua Kimmich ka dalë publikisht në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij, Jamal Musiala, duke kritikuar mënyrën se si drejtuesit e Bayern Munichut e kanë trajtuar dhe komunikuar situatën e fundit rreth talentit gjerman.

Mesfushori gjerman u shpreh i pakënaqur me faktin që çështja është diskutuar publikisht, duke theksuar se probleme të tilla duhet të zgjidhen brenda klubit dhe jo në kurriz të një futbollisti.

“Ajo që nuk kuptoj është mënyra se si e gjithë kjo po komunikohet publikisht. Kjo nuk duhet të bëhet kurrë në kurriz të një lojtari. Natyrisht, klubi është më i rëndësishëm se ne futbollistët, por nuk është më i rëndësishëm se një qenie njerëzore. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe nuk i ka hije Bayern Munichut”, deklaroi Kimmich.

Ai gjithashtu theksoi se Musiala po punon shumë çdo ditë dhe se vështirësitë e tij nuk kanë të bëjnë me mungesën e profesionalizmit.

“E shoh çdo ditë se sa shumë punon. Nuk është se po kalon vështirësi për shkak të mungesës së profesionalizmit. Shpresoj që ai ta ndiejë se të gjithë jemi 100 për qind në anën e tij”, përfundoi Kimmich.

Në fund, 30-vjeçari shprehu shpresën që palët të afrohen sërish dhe kjo situatë të zgjidhet përmes komunikimit të brendshëm, duke rikthyer frymën e solidaritetit që, sipas tij, e ka karakterizuar gjithmonë Bayernin

kimmichrëndësishëmdrejtuesit

Më shumë nga Sport

  • 15:54Një shqiptar në listën e Juventusit për ndeshjen e UEFA Europa League
  • 15:54Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm, renditet i dyti në një statistikë të UEFA Champions League!
  • 15:54Ferizaj e mposht Lirinë e Prizrenit, e mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e dytë
  • 15:53Zyrtare: Dikur ishte futbollist, sot Tonelli bëhet trajner i Empolit
  • 22:56Mbrëmje e çmendur në Champions League, këto janë rezultatet