KFF Mitrovica ka barazuar 0-0 ndaj WFC Kharkiv në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup.
Vashat mitrovicase zhvilluan një përballje të fortë dhe arritën të ruajnë portën e paprekur, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 1 shtator.




