Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

KB Trepça reagon ashpër për gjendjen e palestrës ‘Minatori’: Shpërfillje ndaj sportit dhe pasurisë publike

GD
Gazeta Demos5 janar 2026 në 17:14
KB Trepça reagon ashpër për gjendjen e palestrës ‘Minatori’: Shpërfillje ndaj sportit dhe pasurisë publike

Klubi Basketbollistik “Trepça” ka shprehur indinjatë për mënyrën se si është trajtuar palestra “Minatori” në Mitrovicë, e cila shërben për aktivitete të shumta sportive

Në një reagim në faqen zyrtare, KB Trepça theksoi se ka investuar mbi 100 mijë euro në këtë objekt gjatë katër viteve të fundit, duke synuar ruajtjen dhe përmirësimin e kushteve për stërvitje dhe zhvillimin e sportit.

“Ne nuk mund të pranojmë që palestra të degradohet, e veçanërisht që të shkaktohen dëme në parket, për të cilin janë investuar mjete të mëdha nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)”, thuhet në reagimin e klubit.

KB Trepça e akuzon KQZ-në dhe KKZ-në për keqtrajtimin e palestrës dhe lënien e saj në një gjendje të mjerueshme, duke theksuar se shpuza cigareje dhe dëmet tjera kanë bërë pothuajse të pamundur vazhdimin e stërvitjeve normale.

Po ashtu, klubi ka shprehur shqetësimin se për vitin 2025, asnjë klub sportiv në Mitrovicë nuk ka marrë subvencione nga komuna, duke theksuar se sporti mbahet gjallë vetëm përmes sakrificës. Në fund, KB Trepça bëri thirrje për angazhimin e kryetarit të ri të Komunës, Faton Peci, për të siguruar që palestra “Minatori” të shfrytëzohet vetëm për qëllime sportive dhe që të kërkohen përgjegjësi nga organet që e kanë lënë në këtë gjendje.

“Palestra shfrytëzohet nga mijëra qytetarë dhe sportistë gjatë vitit dhe meriton trajtim të denjë dhe veprime të menjëhershme,” thuhet në reagimin e klubit.

kb trepca

Më shumë nga Sport

  • 07:40Kosova dhe Irlanda, aktivitetet zyrtare një ditë para ndeshjes
  • 23:14Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani
  • 22:29Juventusi gati të rikthejë ish-portierin e tyre pas lëndimit të Grabaras
  • 22:18Reijnders flet hapur rreth transferimit të tij në Arabinë Saudite
  • 20:23Gordon: Gerrard është idhulli im, ndërsa ky është lojtari që më ka befasuar më së shumti te Barcelona