Liridon Krasniqi ka përfunduar në qendër të vëmendjes në Baller League, pas një momenti tensioni gjatë ndeshjes së futbollit të vogël.

Futbollisti reagoi ashpër pas ndëshkimit me karton të verdhë, por kundërshtimi i tij ndaj vendimit të gjyqtarit i kushtoi edhe më shtrenjtë.

Pas reagimit të tij, arbitri vendosi ta ndëshkojë me karton të kuq, duke e përjashtuar nga ndeshja.