Një zjarr ka shpërthyer në zonën e zhveshtoreve të ekipit të parë të FC Basel 1893 në St. Jakob-Park.
Klubi ka njoftuar se për këtë arsye ndeshja e planifikuar për sot mes FC Thun dhe FC Basel 1893 nuk mund të zhvillohet.

Përmes një postimi në “X” Basel ka njoftuar se arsyet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa dëmet materiale janë të mëdha.
“Ndeshja e planifikuar për sot mes FC Thun dhe FC Basel 1893 nuk mund të zhvillohet. Shkak për këtë është një zjarr që ka shpërthyer në zonën e zhveshtoreve të ekipit të parë të FC Basel 1893 në St. Jakob-Park, i cili ndodhi vonë në mbrëmjen e së premtes, më 10 prill 2026, për arsye ende të paqarta plotësisht. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, shkruan FC Basel në “X”.