Vozinha padyshim ishte një nga portierët më të komentuar të këtij viti.
Portieri i Cape Verdes, ishte “heroi” i shtetit të tij ku kishte pritur plot goditje, përfshirë dhe barazimin historik ndaj kampionit të atij turneu, Spanja.

Mirëpo në një intervistë të tijën, Vozinha tha se nuk është i lumtur me famën e tij dhe nuk ndihet më i qetë.
“Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Kam humbur paqen dhe qetësinë time… Kjo është ajo që ka ndryshuar më shumë në jetën time, dhe nuk mendoj se ka diçka që mund të bëj për këtë. Të them të drejtën, nëse do të më ofrohej jeta që kam sot ose jeta që kam pasur më parë, do të zgjidhja atë që kam pasur më parë”, u shpreh Vozinha