Përballja mes Barcelonës dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, tashmë ka një datë.
Klubi katalanas dhe kreu i “Los Blancos” janë thirrur më 25 nëntor, në orën 09:40, në një nga sallat e gjykatës në Madrid, për zhvillimin e seancës së pajtimit.
Çështja nisi pas deklaratave të Florentino Pérez më 12 maj, kur ai njoftoi zgjedhjet e klubit madrilen, si dhe gjatë një interviste të mëvonshme. Në atë rast, presidenti i Real Madridit deklaroi se skuadra e tij mund të kishte fituar më shumë tituj kampion dhe pretendoi se shtatë prej tyre i ishin “vjedhur”, duke iu referuar edhe çështjes Negreira.
Pérez e lidhi këtë çështje me pretendimet për pagesa të bëra për vite me radhë nga Barcelona ndaj ish-zyrtarit të arbitrave spanjollë, José María Enríquez Negreira. Ai deklaroi gjithashtu se Real Madridi kishte përgatitur një dosje të gjerë që synonte t’ia paraqiste UEFA-s.

