Largimi i Edon Zhegrovës nga Juventusi është praktikisht i sigurt. Sulmuesi i Kosovës nuk ia doli të përmbushë maksimalisht pritshmëritë e “bardhezinjve” dhe drejtuesit janë gati të dëgjojnë ofertat për një shitje të mundshme të lojtarit.
Së fundmi, siç shkruan media italiane “La Nazione”, për Zhegrovën ka shprehur interes Fiorentina dhe shumë shpejt, klubi “vjollcë” mund të paraqitet me një ofertë për të siguruar kështu shërbimet e dardanit.
