Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kaluar një problem shëndetësor pasi u shtrua në spital për shkak të një aritmie kardiake.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë numri një i klubit katalanas, i cili ka siguruar se gjendja e tij është stabilizuar pas trajtimit mjekësor.
Laporta, 64-vjeçar, kishte planifikuar të udhëtonte në Angli për të ndjekur nga afër përgatitjet parasezonale të Barcelonës, por udhëtimi u anulua pasi mjekët i zbuluan një çrregullim të ritmit të zemrës.
Pas trajtimit të kryer në një spital në Barcelonë, ritmi i zemrës së tij është rikthyer në normalitet.
